Rreth Rina Immobilien


Rina Imobilare” është themeluar më 28 Mars 2013 si Rina Imobilien GmbH. Është kompani si-motër me kompanitë “Pejtoni” dhe ”I&A” të cilat veprojn që nga fillimi i pas luftës në Kosovë me aktivitetet kryesore si projektim, ndërtime të larta, shërbimet shitblerëse të banesave dhe lokaleve afariste. 

Sukseset dhe përvoja e deri tanishme të kompanive të lartëpërmendura kanë bërë që “Rina Imobilare” të ketë hapur rrugën e suksesit edhe ne vendet në rajon, në Europe, dhe më gjerë. 

Duke u zotuar në seriozitet, cilësi dhe saktësi deri më sot ka realizuar një sërë projektesh si qendra zejtare, objekte banesore, ndërtime të ulëta e të larta, të gjitha këto në vendet prestigjioze në Gjermani, Bullgari, Itali, Rumani, Zvicer, Maqedoni, Shqipëri, etj.

Me një staff shumë professional, në bashkëpunim me inxhinierë dhe arkitektë të njohur dhe po ashtu në bashkëpunim me furnitorë të njohur dhe brende të njohura europiane dhe botërore siguron që produktet e saj të jenë çdo herë një hap më përpara. 

Qëllimi i kompanisë është që të ofrojë një koncept të ri europian, me një filozofi të re ndërtimi duke arritur kështu që të jetë lider në tregun e gjerë europian për nga cilësia dhe kualiteti.

Rina Imobilare” ka arritur të renditet në kompanitë shumë serioze e profesionale në Europë duke ofruar kështu shërbime jashtëzakonisht të sigurta. 

Saktësia, serioziteti dhe cilësia në ndërtim tanimë janë dëshmuar në projektet e realizuara deri më sot.

Në sektorin e patundshmërisë “Rina Imobilare” ka në fokus shitjen e objekteve të ndërtuara nga vetë kompanija, banesave dhe lokaleve. 

Gjithashtu kompanija realizon edhe blerjen dhe shitjen e pasurive të huaja të patundshmërisë.

Rina Imobilare” përveq që angazhohet në bizneset fitimprurëse, gjithashtu renditet në listen e kompanive të cilat vazhdimisht u dalin në ndihmë njerëzve në nevojë, invalidët e luftës duke realizuar kështu projekte humanitare, ndërtimin e shtëpive me investime vetanake.